Liverpool, Barcelona dhe Bayern Munich duken skuadrat e vetme të cilat mund të rivalizojnë me Real Madrid në Champions League këtë sezon.
“Të kuqtë” kanë bërë një revolucion thuajse total të ekipit. Trajneri Arne Slot ka ndryshuar ofensivën duke transferuar yje si Alexander Isak (Newcastle) për 144 milionë euro, Florian Wirtz (Bayer Leverkusen) për 125 milionë euro dhe Hugo Ekitike (Eintracht Frankfurt) për 95 milionë euro.
Real Madrid, nga ana tjetër, është mjaftuar me rinovimin e mbrojtjes dhe me afrimin e talentit Mastantuono.
Liverpool nuk është ndalur me kaq, sepse ka afruar edhe lojtarë si Milos Kerkez (Bournemouth) për 46.9 milionë euro, Jeremie Frimpong (Bayer Leverkusen) për 40 milionë euro dhe Giovanni Leoni (Parma) për 31 milionë euro.
Bayern Munich pas një merkatoje të vështirë arriti të nënshkruajë 3 lojtarë jo të panjohur, me Luis Diaz për 75 milionë euro (Liverpool) Jonathan Tah si agjent i lirë (Leverkusen) dhe Nickolas Jackson për 16 milionë euro dhe detyrim blerjeje me 65 milionë euro (Chelsea). Me këto blerje baverezët mund t’i rikthejnë lavdinë e dikurshme klubit dhe mund të jetë goxha premtues në Champions nën drejtimin e teknikut Kompany.
Ndërkohë Barcelona pas një merkatoje të bujshme, ku solli në ekip Rashford për 26 milionë euro (Manchester United), Roony dhe Joan Garcia, është gjithashtu goxha premtuese për kupën e Champions pas Bayern dhe Liverpool.
Një tjetër skuadër që mund të ketë sukses në Champions League këtë sezon pritet të jetë Arsenal, gjithashtu me shumë merkato të fortë gjatë kësaj vere. Sigurisht, nuk mund të harrohen edhe emra big si PSG, Inter, Leverkusen dhe Chelsea









