Pas aksidentit shumë të rëndë të ndodhur disa ditë të parë ku humbën jetën 16 persona, një 3 vjeçar nga Gjermania ka shpëtuar mrekullisht nga aksidenti.
Ai u nxor nga ekipet e shpëtimit, ndërkohë që thuhet se i ati i viq, ndërsa nëna e tij ndodhet në spital në luftë për jetën.
Policia thotë se shtetas të Portugalisë, Koresë së Jugut, Zvicrës, Kanadasë, Gjermanisë dhe Ukrainës besohet se janë midis të vdekurve.
Ende nuk ka të dhëna se çfarë e shkaktoi aksidentin fatal.
Kujtojmë se disa ditë më parë në Lisbonë, një nga vagonët e tramvajit të qytetit turistik ka rrëshkitur duke dalë nga shinat dhe është përmbysur mes pallateve, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendngjarje të të paktën 15 personave, dhe 21 të plagosurve ku një prej të cilëve ka ndërruar jetë në spital.









