Presidentja Vjosa Osmani ka takuar presidentin e SHBA-ve, Donald Trump me të cilin thotë se ka pasur një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore.
Presidentja thotë se miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm.
Postimi i saj i plotë:
Një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore.
Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe!
Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm.










