PROTOKOLLARE/ Presidenti i Shqipërisë Begaj pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Trump dhe Zonja e Parë e SHBA

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe bashkëshortja e tij, Zonja e Parë Armanda Begaj, kanë qenë të ftuarit e Presidentit Donald Trump në Shqipërinë e Bardhë. Siç shihet dhe nga fotografia zyrtare, e pranishme ka qenë dhe Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump.

“Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike”,shkruan Presidenti Bajram Begaj teksa ndan fotografinë e mëposhtme.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ndodhet prej ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë fillimisht në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ky është në një moment të veçantë për Shqipërinë, e cila shënon 70-vjetorin e anëtarësimit në OKB.

Në planin rajonal, Presidenti Bjram Begaj theksoi rolin e Shqipërisë si promotor i dialogut, fqinjësisë së mirë dhe integrimit rajonal, duke theksuar se Ballkani Perëndimor duhet të mbetet një zonë paqeje dhe zhvillimi. Ndërsa për Kosovën, ai tha se ajo meriton vendin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Çifti presidencial ndodhet ende në SHAB ku ka marrë pjesë edhe në takime të tjera, ndërsa së fundmi ka qenë dhe në Shtëpinë e Bardhë.