DEKLARATA/ “Kryeqyteti s’mund të gdhihet e të ngryset më si bashki pa kokë” – Rama pas takimit, sikur ta kish fitoren në xhep: Rivalët e Ogertës do hyjnë në një garë të humbur

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes me ministrat dhe deputetët socialistë të kryeqytetit, është shprehur se kandidimi i Ogerta Manastirliut për Bashkinë Tiranë është mirëpritur shumë mirë nga PS dhe qyetarët.

“Tirana nuk mund të gdhihet dhe të ngryset pafundësisht si një trup pa kokë dhe qytetarët nuk mund të bashkëjetojnë pafundësish me një bashki kokëkëputur”, theksoi Rama, i cili shtoi më tej se me vizionin, ambicien dhe aftësinë e duhur, dhe me organizimin dhe mbështetjen duhur, Manastiriu do të marr rezultatin e duhur.

Sa i pirket rivalëve të saj në garë, Rama u shpreh i bindur se ata do të futen në një garë të humbur dhe do të dalin edhe më të humbur.

“Aq e fortë është mbështetja e PS ndaj Ogertës, sa që është krejt pa interes së kush do të jetë apo do të jenë kandidatët e saj rivalë, të cilët do të hyjnë në garë të humbur, por do dalin edhe më të humbur.

Edhe nga anketim që kemi bërë, është vërtetuar që qytetarët nuk e kanë mendjen te ndonjë rival i saj, por te problematikat që kërkojnë zgjedhje”, tha Rama.

Rama:  Duhet të adresojmë pa humbur kohë boshllëkun e dëmshëm në krye të Bashkisë së Tiranës, sepse Tirana nuk mund të gdhihet dhe të ngryset pafundësisht si një trup pa kokë dhe qytetarët nuk mund të bashkëjetojnë pafundësish me një bashki kokëkëputur, e cila duke mos pasur një të zgjedhur nuk mund të ketë legjitimitetin për t’i udhëhequr ata drejt të ardhmes.

Sot, krahas të gjitha punëve të tjera, të nisem punën për zgjidhjet e reja në Tiranë, ku më kandidaten e duhur, me vizionin, ambicien dhe aftësinë e duhur, dhe me organizimin dhe mbështetjen duhur do të marrim rezultatin e duhur.

Për t’i dhënë lokomotivës së Shqipërisë shpejtësinë e duhur, për Tiranën 2030. Më vjen shumë mirë që kandidatura e Ogertës ka gjetur menjëherë mbështetjen plotë të familjes sonë politike, ku të gjithë e çmojnë kandidaten tonë për Tiranën dhe janë të një mendjeje për faktin që është radha e saj ta udhëheq Tiranën me ambicien dhe qetësinë që e ka karakterizuar gjithnjë në të  gjitha detyrat ku ka spikatur.

Aq e fortë është mbështetja e PS ndaj Ogertës, sa që është krejt pa interes së kush do të jetë apo do të jenë kandidatët e saj rivalë, të cilët do të hyjnë në garë të humbur, por do dalin edhe më të humbur.

Edhe nga anketim që kemi bërë, është vërtetuar që qytetarët nuk e kanë mendjen te ndonjë rival i saj, por te problematikat që kërkojnë zgjedhje.