“BLLOKO GJITHÇKA”/ Të paktën 200 të arrestuar në Francë gjatë protestave kundër masave shtrënguese 

Të paktën 200 persona u arrestuan sot  gjatë protestave kundër masave shtrënguese në zonën e Parisit, njoftoi policia e Parisit.

Raportet mediatike thanë se kishte përpjekje për të bllokuar një depot autobusi dhe bllokime në shkolla të mesme.

Duke cituar burime policore, gazeta “Le Parisien” raportoi se rreth 1 000 protestues ishin regjistruar në gjithë Francën, në 10 bllokime rrugësh .

Protesta u raportuan në qytete të ndryshme, përfshirë Bordo, Lion dhe Marsejë.

Protestat, të mbajtura nën moton “Blloko gjithçka”, janë kryesisht kundër planeve të shtrënguara të paralajmëruara prej kohësh, por vijnë pas rrëzimit të qeverisë franceze këtë javë pas një votimi mosbesimi.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, është emëruar kryeministër i ri nga presidenti Emmanuel Macron.

Autoritetet janë në gatishmëri të lartë për shkak të protestave, me rreth 80,000 pjesëtarë të forcave të sigurisë të mobilizuar.