Jo vetëm në fushë, pasi Kristjan Asllani “driblon” edhe në merkato, duke shtangur të gjithë, me lëvizjen e tij të fundit.
Ndryshe nga sa pritej, mesfushori i kombëtares së Shqipërisë është shumë pranë transferimit te Torino.
Sipas mediave italiane, marrëveshja është mbyllur, ndërsa priten vetëm testet mjekësore, firma në kontratë dhe prezantimi zyrtar i tij në klubin torinez.
Ky I fundit I plotësoi Kristjan Asllanit kërkesat financiare, që bllokuan transferimin e tit e Bolonja, që më parë kishte arritur dakordësinë me Inter.
Kushtet e transferimit të futbollistit kuqezi te Torino nuk ndryshojnë. Bëhet fjalë për një formulë huazimi, ku Inter do të kontribuojë në pagën e Asllanit, ndërsa klubi “granada” do të blejë kartonin në fund të sezonit për një shifër që kap 15 milion euro bashkë me bonueset.
Në këtë mënyrë ka marrë fund telenovela e gjatë e merkatos për mesfushorin e përfaqësueses shqiptare.
Transferimi te Torino mund të rezultojë një lëvizje e duhur në karrierën e Kristian Asllanit.
Pas miqësoreve të fundit në vigjilje të sezonit të ri të Serie A, futbollisti kishte kuptuar se nuk do të gjente hapësira me Inter, ndërsa te skuadra e drejtuar nga Baronio, ai do ketë mundësi të luajë me vazhdimësi.
Te Torino, Kristjan Asllani do të gjejë futbollistin tjetër të kombëtares kuqezi, Ardian Ismajli, që gjithashtu u transferua nga Empoli në këtë sesion të merkatos së verës.









