Presidenti amerikan, Donald Trump ka nderuar me medaljen “Purple Heart”, Chris LaCivita, i cili bashkëdrejtoi në 2024 fushatën e tij elektorale për zgjedhjet presidenciale.
LaCivita, një veteran i dekoruar i Korpusit të Marinës së SHBA-së u nderua për plagët e marra gjatë Luftës së Gjirit Persik në vitin 1991. Ceremonia e nderimit u mbajt në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Ditës Kombëtare të “Purple Heart” më 7 gusht 2025.
“Na bashkohet edhe marinsi veteran që bashkëmenaxhoi fushatën time të vitit 2024, një talent fantastik në shumë aspekte, i plagosur në betejë për vendin tonë gjatë Operacionit Stuhia e Shkretëtirës, Chris LaCivita” , u shpreh Trump.









