Mesfushori belg, Kevin De Bryjn, shkëlqeu me dopietë te skuadra e Napolit, në duelin miqësor të zhviluar ndaj spanjollëve të Gironës, përballje që përfundoi me rezultatin 3 me 2.
34-vjeçari shënoi golin e dytë dhe të tretë në minutën e 15-të dhe të 23-të, teksa golin e parë e shënoi Di Lorenco.
De Bryjn ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Belgu u transferua në fillim të muajit të kaluar si futbollist i lirë pasi i skadoi kontrata me Sitin.
Për Napolin kjo ishte ndeshja e pestë miqësore e zhvilluar. Deri në fillim të sezonit të ri kampionët do të luajnë edhe dy miqësore të tjera.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO









