VENDIMI/ KAS i jep mandatin ish-prokurorit Arjan Ndoji; Ish-deputetja Ulliri mbetet jashtë Parlamentit – ishte një ndër të distancuarat ndaj Berishës pas 9 Shtatorit 2021

Ish-deputetja demokrate Andia Ulliri ka mbetur jashtë Parlamentit. KAS ka rrëzuar ankimimin e saj, duke i dhënë mandatin e deputetit kandidatit në Qarkun Durrës, ish-prokurorit Arjan Ndoji.

Me këtë vendim Sali Berisha ka larë hesapet me një tjetër deputete që ngriti krye ndaj tij pas 9 Shtatorit 2021. Deputetja ju ribashkua vitin e fundit trupës politike të Sali Berishës, por atëherë buka ishte thyer dhe vendet për në parlament për njerëzit e tij besnikë ishin të pakta, kështu që dhe Znj Ulliri s’kishte si të bënte diferencë nga të ndëshkuarat e tjera si Znj.Çupi, Znj.Dhori. Znj.Gjerigji etj.

Andia Ulliri, e cila mbajti mandatin e deputetit për 4 vite, pretendonte të rikthehej sërish në Parlament, por kjo kërkesë u rrëzua.

“Lidhur me kërkesën e paraqitur nga Andia Ulliri, kandidate e subjektit zgjedhor PD-ASHM.

Sot shpallim dispozitivin e vendimit që është: KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të Andia Ullirit. 

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionerit për caktimin e kandidatit fitues të subjektit zgjedhor të koalicionit PD-ASHM për qarkun Durrës për zgjedhjen në Kuvend të datës 11 Maj 2025″, thuhet në vendim.