Artistja e njohur shqiptare, Rozana Radi, më 6 korrik festoi ditëlindjen e saj të 46-të.
Në vend të një feste të zhurmshme apo postimesh të zbukuruara me filtra, ajo zgjodhi një mënyrë më personale dhe të ndjerë për të shënuar këtë moment të rëndësishëm në jetën e saj, me një mesazh të fuqishëm reflektues në Instagram.
Rozana ndau me ndjekësit një rrëfim të sinqertë për vitin që lamë pas, duke e quajtur atë një periudhë ku e vendosi veten “në provë më shumë se kurrë”.
Për postimin kliko linkun:👉 https://www.instagram.com/p/DL5nfmzNFGX/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Tregoi se ky vit ka qenë si një pasqyrë, ku ajo ka parë veten “pa filtra, pa grim, pa tituj të blerë”.
Në postimin e saj, theksoi qëndrimin e pandryshueshëm ndaj vlerave artistike dhe njerëzore.
“Kam zgjedhur gjithmonë të jem e vërtetë, edhe kur vërtetësia kushton më shumë se fama e lehtë”.
Shton se nuk ka ndërtuar asnjëherë emrin e saj mbi thashetheme apo skena boshe, por mbi artin, fjalën dhe shpirtin që ka dhënë në çdo projekt.
Një mesazh që rezonoi thellë me ndjekësit e saj ishte falënderimi që ia bëri vetes – për forcën, qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë për të mos e ulur kokën, edhe kur të tjerët do të kishin zgjedhur të heshtnin.
“Ky vit iku, por unë mbeta. E njëjta, por më e fortë”.
Rozana falënderoi të gjithë ata që e uruan në ditën e saj të lindjes, duke thënë se çdo fjalë e mirë i jep forcë të ecë përpara “me zemër të madhe dhe me kokën lart”.
Postimi përmbyllet me një deklaratë që përmbledh thelbin e udhëtimit të saj artistik e njerëzor: “Jeta është për të guximshmit dhe unë jam një prej tyre”.









