NJARJA E RENDE/ U prezantuan si policë, zbardhen të tjera detaje si u rrëmbye dhe u vra i riu në Mat

Zbardhen të tjera detaje për ngjarjen e rëndë në Mat, ku dyshohet se u rrëmbye dhe më pas u vra i riu Renis Dobra, 23 vjeç.

Ai u gjet i vdekur në shpatin e liqenit të Shkopetit, pak metra larg ujit. I riu ka shenja në qafë duke ndritur dyshimet se është mbytur.

Sipas të dhënave më të fundit, i riu ka qen duke udhëtuar me makinë dhe është ndjekur për një kohë të gjatë nga një tjetër automjet. Më pas ai është ndalur nga dy të rinj, të cilët janë hequr si policisë. Dyshimet janë se ai është rrëmbyer nën kërcënimin e armës dhe më pas është vrarë duke hedhur në shpatin e liqenit. Dy ‘policët’ janë futur në makinën e tij dhe kanë kryer aktin e rëndë.

“Motivi i vrasjes në Shkopet mbetet enigmë. Dyshime janë se mund të jetë përfshirë në ndonjë aktivitet kriminal në Gjermani ose në Burrel.

Babai, mund të ketë të dhëna të rëndësishme, që mund ti shërbejnë grupit hetimor dhe mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes”, thanë gazetarë në terren.

Vendi ku ka ndodhur ngjarja nuk ka shumë lëvizje dhe nuk ka as kamera sigurie, që mund të ndihmonin grupin hetimor për të mbledhur të dhëna shtesë.

“Është një rrugë e vjetër, që nuk është shumë e rrahur. Familja dyshonte se ishte rrëmbyer. Edhe kamerat e sigurisë, deri njëfarë momenti kanë kapur lëvizjet, por më vonë është krejt e zbehtë se çfarë mund të këtë ndodhur”, deklarojnë gazetarët.