Kryeministri Edi Rama njoftoi sot pezullimin e aktivitetit të AKU-së. Gjatë takimit në Elbasan, duke folur për kontrollet ushqimore, Rama tha se AKU më shumë bën dëm sesa rregullon punët. Në këtë kuadër ai njoftoi pezullimin e aktivitetit të AKU.
“Aktiviteti i AKU të pezullohet, ministrja e Bujqësisë të nxjerrë urdhërin”, tha Rama. Deklarata e Ramës vjenë në një kohë kur ka pasur një seri skandalesh në fushën ushqimore, veçanërisht sa i takon sigurisë ushqimore.
“Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU-ja nduhet ndaluar me urgjencë që të vazhdoje të veprojë sepse me shumë se sa mirë bën dëm. Duhet pezulluar, duhet ngritur një komision i posaçme për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së dhe procesi i bashkimit të atyre inspektorateve të ndryshme që është vendosur më ligj, duhet të kalojë nga një proces i seleksonimit të burimeve njerëzore që do merren me inspektim. Këtu në komision duhet të jetë pjesë, duhet të ftohet Universiteti Bujqësor i Tiranës për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU-së. AKU-ja është shqetësimi më i madh, në vend që të jetë partneri më i i rëndësishëm, është shqetësimi i sipërmarrësve që janë në sektorin e bujqësisë, por është shqetësim edhe për të gjithë restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimit, sepse më shumë se sa bën mirë bën dëm”, tha Rama.









