Sot u arrestuan Leonidha Çobo dhe Hongping Xiao të lidhur me kompaninë e njohur “Bankers Petroleum”. Aksioni u krye nga Policia dhe Drejtoria e Tatimeve.
Operacioni ndaj Çobos dhe Hongping Xiao u zhvillua nga Policia dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier.
Nga detajet e reja që zbulohen lidhur me ish-drejtuesin dhe atë aktual të kompanisë, mësohet se si pjesë e aksionit janë kryer edhe kontolle banesash.
Në total bëhet me dije se janë lëshuar 14 urdhër-arreste. Në pranga ranë shefi ekzekutiv i Bankers Petroleum, Hongping Xiao dhe ish-drejtori i përgjithshëm, Leonidha Çobo. Po ashtu mësohet se janë arrestuar edhe 8 persona të tjerë.
Ndërsa 4 urdhër arreste të tjera nuk janë ekzekutuar ende nga policia, pasi personat e kërkuar janë shtetas të huaj dhe nuk ndodhen në Shqipëri.
Dyshohet se shkak për arrestimet është bërë një borxh që “Bankers Petroleum” i ka shtetit shqiptar.









