E RENDE/ Gjendet pa shenja jete roja në Portin e qytetit të Sarandës

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të premte në Portin e Limionit në Sarandë, ku është gjetur pa shenja jete një 64-vjeçar. Viktima, identiteti i të cilit bëhet i ditur me inicialet I. R., ishte i punësuar si roje në Portin e qytetit të Sarandës.

Sipas Policisë së Sarandës, nga hetimet paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Materialet mbi rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Vijojnë verifikimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes,” thanë autoritetet policore.