Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë në familje në Frashër të Fier, ku vajza mbyti për vdekje me tel babanë e saj. Mësohet se 26-vjeçarja ka pranuar krimin dhe në dëshminë e saj në polici ka deklaruar se i ati e trajtonte me fanatizëm.
Në dëshminë e saj e reja thotë se babai nuk e lejonte të vishej në mënyrë bashkëkohore dhe as të argëtohej. Sipas 26-vjeçares, i ati ushtronte shumë presion në përditshmërinë e saj
Krimi i rëndë ndodhi rreth mesnatës së djeshme, por 26-vjeçarja e raportoi në polici si aksident. Efektivët ngritën dyshime gjatë deklarimeve të saj në polici dhe kryen hetime të thelluar deri në zbulimin e së vërtetës.
Mësohet se vrasja e 56-vjeçarit Anesti Rama ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 23:00 në fshatin Frashër të Fierit.
Vrasja, që fillimisht është paraqitur si aksidentale, është kryer nga e bija Emelinda Rama përmes mbytjes me tel.
Sipas informacioneve, e ëma, shtetasja V. R., 53 vjeçe, ka bashkëpunuar në ngjarje, pasi ka pastruar trupin e pajetë të së shoqit, për të fshehur ngjarjen e rëndë.
53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast.
Për këtë rast vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të të gjitha rrethanave të këtij rasti.









