Polici që i mundësoi kryebashkiakut Erion Veliaj që të komunikojë në telefon me të afërmit ka zbular detaje të reja në lidhje me këtë çështje. Polici ka bërë me dije se telefonin ia kishte dhënë Veliajt pasi kishte frikë nga pushteti që ai kishte. Sipas dëshmisë së tij Veliaj ka komunikuar me bashkëshorten e tij dhe vëllanë.
Sipas tij komuniki është bërë pasi Veliaj i ka kërkuar që ti bëjë një nder dhe ti japë telefonin që të flasë me të vëllanë. Kjo kërkesë e Veliajt ka ardhur në zonën te shinat e trenit pranë SPAK. Polici është shprehur se Veliaj gjatë telefonatës ka shprehur pakënaqësitë e tij për shtyrjen e shpalljes së vendimit në një ditë tjetër ndërsa shpresonte se do dilte.
Polici theksoi se kyebashkiaku gjatë bisedës me gruan i ka kërkuar që të shkojë të takohet me një avokatin për të bërë një prokurë apo kontratë, që mos t’i shkonte aforfe. Ai gjithashtu theksoi se Veliaj pas bisedave telefonike ka lexuar disa lajme në media dhe më pas i ka kthyer telefonin.
“Para se të kalonim shinat e trenit, pranë SPAK-ut, më ka kërkuar prapë telefonin për të bërë një telefonatë me vëllain. Unë ia kam dhënë nisur nga frika që kisha, për shkak të pushtetit dhe personit që përfaqësonte. Në telefonatë, ai ka folur me vëllai ku thoshte se avokatët i kishin thënë që në seancë ke folur 10/10, pra shkëlqyeshëm, edhe Erioni i thoshte vëllait se avokatët kishin thënë se nuk kishin parë njeri kaq të përgatitur. Gjatë komunikimit me vëllain, Erioni i ka thënë se mund të kishte shpresa që të dilte, pasi vendimi ishte shtyrë për ditë tjetër.
Erioni i shprehej se nuk ishte i kënaqur që shpallja e vendimit ishte shtyrë për ditën tjetër. Mesa kujtoj, pasi mbaroi bisedën me vëllain, Erioni nuk ma ktheu telefonin se bëri telefonatë tjetër, pa më thënë mua. Kujtoj se ka biseduar me gruan, e tij. Këtë gjë e kuptova se u dëgjua një zë femre. Me gruan e tij, foli të njëjtat gjëra si me vëllain. Erioni i thoshte gruas së tij, se në seancë kishte folur edhe për përgjimet që i kishin bërë. Po kështu, gjatë bisedës me bashkëshorten, Erioni i thoshte që të shkonte të takonte avokatin për të bërë një prokurë apo kontratë, që mos t’i vinte aforfe. Pra, kërkonte që të bënte kontratën për çmimin e avokatit.
Pasi foli me gruan, më tha nëse mund ta përdorte telefonin edhe për disa minuta, pasi donte të lexonte lajmet. Unë ia lashë në përdorim për rreth 5 minuta, shfletoi internetin në Safari, ku hapi faqen Top Channel dhe Tema, lexoi artikujt dhe ma ktheu telefonin. Kur më ktheu telefonin, nuk më tha asgjë. As faleminderit. Kam dorëzuar Erionin në IEVP dhe jam larguar për në banesë. Gjatë rrugës, verifikova numrat, që ishin po të njëjtët që kishte biseduar një ditë më para. Pra dy numrat, vëllai dhe bashkëshortja. Numrin tjetër që përmenda më sipër që kishte “21” nuk e gjeta. Kam fshirë thirrjet dhe kam vijuar programin tim ditor,’ tha ai.









