Ceno Klosi dhe Silva Hasaj kanë një gjë të përbashkët.
Të dy kanë dalë nga rinumërimi i qarkut Fier, me diferenca shumë të larta votash.
Njëri me mbi 800 vota dhe tjetra me gati 700 vota tepër, janë të dy njësoj.
Njëri me drejtuese të listës ministren Balluku dhe tjetra me drejtues politik, drejtuesin e grupit parlamentar të PD, Bardhin.
Por për Berishën nuk janë njësoj.
Kur të gjithë po i citojnë të 2 si fenomeni i rinumërimit të Fierit, për standartin Berisha kjo nuk është ashtu siç e shohin të gjithë.
Pa u pyetur për Ceno Klosin, Berisha nisi lumin e akuzave me emër e mbiemër për atë dhe për drejtuesen e listës se Fierit. Në logjikën e Berishës derisa ai thotë që je hajdut kjo nuk ka nevojë të hyjë ne makinerinë e logjikës së të tjerëve. Derisa e thotë ai, të tjerët mundet vetëm ta përsërisin, por jo ta vënë në dyshim.
Por i pyetur për kandidaten e listës së PD, atëherë ai tha se kush ka shkelur ligjin duhet te përgjigjet, por kandidatja e tij nuk kish bërë ndryshim liste. Kurse Zegjineja kish bërë ndryshim liste.
Dmth në rastin e 700 votave të kandidates së Berishës, duhet gjetur kush ka shkel ligjin. Pra “fajin e kanë numëruesit”!
As zonja Hasaj e as Zoti Bardhi nuk u anatemuan me fjalorin personal dhe për hir të së vërtetës edhe shumë të limituar të Berishës.
Për Berishen, për kandidaten e vet dhe vathën e vet, fajin e kanë numëruesit.
Kurse për kandudatin e Ramës dhe vathën e Ramës , nuk e kanë fajin numëruesit por vetë kandidati, se ai qenkesh hajdut dhe drejtuesja e listës se Fierit se qenka lubi.
Për pak nuk na tha se numëruesit ishin urdhëruar nga Lubia që ti shtonin vota kandidates së Gazit dhe Saliut që të shtonin rradhët e hajdutëve. Me fjalorin e Berishës keto do cilësoheshin: “Intriga të ndyra në kurriz te Partisë Demokratike nga njerëz pa ligj e pa moral”.
Të paktën kësaj rradhe nuk e trashi aq shumë sajesën.
Për Berishen kandidatja e vet nuk ka faj se ajo nuk ndryshoi rreshtimin në listë kurse Zegjineja ndryshoi listën.
Por harroi kur për burrat e listave të veta, në mandate të kaluara, “vriste” me rradhë të gjjtha gratë që t’u bënte vend ca burrave të preferuar prej tij.
Ky është standarti Berisha për vlerësimin e njerëzve.
Ndaj nuk e merr më njeri seriozisht!









