VIDEO-LAJM/ U gjet në tunelin poshtë spitalit, IDF publikon pamjet e trupit të udhëheqësit të Hamasit

Izraeli ka publikuar një video të momentit kur trupi i Mohammed Sinwar u gjet në nënkalimin poshtë Spitalit Evropian në Khan Younis në Rripin e Gazës.

Sipas një deklarate të IDF-së, “Sinwar u eliminua së bashku me komandantin e Brigadës Rafah, Mohammed Shabana, në një operacion të përbashkët të IDF-së dhe Shin Bet më 13 maj 2025, ndërsa ata ishin në një kompleks nëntokësor komande dhe kontrolli ku aktualisht veprojnë forcat e IDF-së.”

“Në rast se keni ende dyshime për identitetin e tij, ja dokumentet izraelite të Shinwar, si dhe patenta e tij e drejtimit”, thuhet në raportime.

Identitetet e Mohamed Sinwar u gjetën në tunelin nëntokësor

Gjatë kërkimeve në kalimin nëntokësor, u gjetën sende që i përkisnin Sinuarit dhe Shabanës , si dhe u mblodhën informacione shtesë për hetime të mëtejshme.

“Mund ta shihni se ku shkuan paratë e ndihmës evropiane, ku përfunduan, në ndërtimin e infrastrukturës terroriste nga Hamasi, i cili në mënyrë cinike përdor infrastrukturën civile, në vend që të ndihmojë njerëzit, për të shkaktuar vdekje dhe vrasje. Nga këtu ata koordinuan operacionet vdekjeprurëse të 7 tetorit”, thotë në video zëdhënësi i IDF-së, Effie Dufferin.

“Jam në dhomën ku ishin Sinwar dhe Shabana. Ata ishin në këtë dhomë kur u sulmuan nga IDF dhe avionët izraelitë, rreth një muaj më parë.

Tani mund të themi me siguri se Sinwar ishte këtu dhe gjeti vdekjen këtu. Ne do të vazhdojmë t’i ndjekim ata (anëtarët e Hamasit) deri në të fundit prej tyre dhe derisa të arrijmë qëllimet tona”, përfundoi ai.