AKUZA PER SHPIFJE/ Kallëzimi i bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka – Sali Berisha thirret në SPAK

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka njoftuar se kreu i Partisë Demokratike është thirrur për të dëshmuar në SPAK, në lidhje me një kallëzimin të gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka.

Berisha është urdhëruar nga prokurori i SPAK-ut, Elvin Gjokaj, që të paraqitet të martën, më 10 qershor, në orën 10:00, përpara hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Ardit Neli.

Sipas shkresës zyrtare, Berisha do të pyetet si person në dijeni për rrethanat, në kuadër të hetimit paraprak mbi kallëzimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Në urdhër theksohet se në rast mosparaqitjeje, personi mund të shoqërohet me detyrim.