PRETENCA/ Shkaktoi aksident në gjendje të dehur – SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD, Qani Xhafa

Prokuroria e Posaccme lexon konkuzionet përfundimtare për deputetin demokrat Qani Xhafa.

Prokurori Sotir Kllapi kërkon dënimin e tij me 6 muaj burg, dënim që të pezullohet në shërbim prove për një periudhë 1 vjeçare.

SPAK mori te pandehur deputetin e Partisë Demokratike, Qani Xhafa për akuzën e drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt.

Nga hetimet rezulton se në mars te vitit 2023 Xhafa teksa drejtonte në gjendje të dehur një makinë Toyota, ka shkaktuar një aksident në Elbasan duke goditur një shtyllë elektrike