Një stuhi e pazakontë me reshje të dendura shiu dhe breshër ka përfshirë pak pas mesditës së kësaj të premteje, në zonën e Belshit dhe e Dumresë.
Raportohet se kjo situatë e motit dhe era e fortë ka sjellë vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.
Mësohet se për shkak të stuhisë, rrugët kryesore në këtë zonë janë thuajse të paralizuara. Kjo pasi reshjet e dendura kanë krijuar pamundësi në qarkullim dhe prurjet e ujit kanë qenë të mëdha.
Autoritetet kanë kërkuar shmangien lëvizjeve të panevojshme deri në qetësimin e kushteve atmosferike.









