“Gazzetta dello Sport” raporton se Interi është i gatshëm të shesë Hakan Çalhanoglu, me kushtin e vetëm që klubi i ardhshëm i mesfushorit turk të paguajë 40 milionë euro në arkën e zikaltërve.
Çalhanoglu ka qenë një lojtar kryesor për zikaltërit në sezonet e fundit, por gjendja e tij fizike jo e mirë dhe rënia e formës sezonin e fundit kanë bërë që drejtuesit e Interit të mendojnë shitjen e tij.
Për mesfushorin turk ka interes deri tani nga Gallatasaraji dhe disa klube arabe, por ende nuk ka pasur oferta konkrete. Trajneri i ri i zikaltërve, Kristian Çivu, po ashtu ka dhënë “OK” e tij për largimin e Çalhanoglu dhe nuk e sheh problem madhor ikjen e tij.
Një nga emrat që mund të marrë më shumë minuta dhe rol më të madh me largimin e mundshëm të Çalhanogolu mund të jetë Davide Fratezi, i cili do vazhdojë të qendrojë te zikaltrit edhe pas largimit të Simone Inzagit.









