Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë pranë “hapësirave të mbrojtura” dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në hapësirat publike, për shkak të paralajmërimeve se Irani mund të kryejë sulme në të gjithë vendin.
“Komanda e Frontit të Brendshëm ka udhëzuar banorët që të qëndrojnë afër hapësirave të mbrojtura dhe të shmangin tubimet publike. Pas çdo alarmi, hyni menjëherë në hapësirën e mbrojtur dhe qëndroni atje deri në përditësimin zyrtar,” thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.
Gjendja e alarmit maksimal e shpallur nga Komanda e Frontit të Brendshëm të ushtrisë, sinjalizon një sulm të mundshëm të afërt.
Pak më parë, sirena u dëgjuan në Jerusalem, ndërsa ushtria izraelite njoftoi për një raketë të lëshuar drejt Izraelit nga Jemeni.









