Karabinierët e Pescarës kanë shkatërruar klanin shqiptar që furnizonte me drogë zonat kryesore në qytet.
Si rrjedhojë janë arrestuar 12 persona si dhe janë sekuestruar sasi të mëdha droge. Ndaj tyre është vënë masa e sigurisë paraprake arrest me burg. Nga megaoperacioni u sekuestruan 421 kg marihuanë dhe 2 kg kokainë.
Banda përbëhej kryesisht nga shtetas shqiptarë të cilëtr kishin krijuar një strukturë të organizuar me seli dhe vendimmarrje në Abruzzo, në veçanti në Montesilvano dhe Città Sant’Angelo, por me degë operative dhe logjistike edhe në provincat e Milanos, Brescias dhe Vareses, që synonin blerjen, prodhimin, posedimin dhe më pas shitjen ndaj palëve të treta të sasive të mëdha të substancave narkotike, kryesisht të llojit kokainë dhe marihuanë, por edhe heroinë dhe “amnezi”, duke përdorur bashkatdhetarë dhe shtetas të huaj si korrierë.
Në veçanti, thuhet në një shënim nga hetuesit, aktivitetet hetimore lejuan të vërtetohej se si banda kriminale kishte marrëdhënie të privilegjuara tregtare me organizata të qëndrueshme kriminale, të tilla si ajo e Rancitelli-t, e përbërë nga subjekte të etnisë rome.
Përveç kësaj, shoqata kriminale tregtonte narkotikë në zonën e Pescara-s dhe Montesilvanos, dhe kultivonte sasi të mëdha marihuane me ndihmën e disa personave dhe një depoje në dispozicion të tyre në Piadena Drizzona (Cr) dhe e përdorte ekskluzivisht si serë për kultivimin, tharjen dhe përgatitjen e substancës narkotike.
Klani siguronte kokainë nga një kanal furnizimi në Lombardi, duke organizuar udhëtime nga Abruco duke marrë me qira furgonë, dhe dërgonte një pjesë të të ardhurave nga tregtia në Shqipëri, dhe krahasonte llojet, cilësitë dhe çmimet e narkotikëve që do të vendoseshin në tregun e paligjshëm.









