KRISMA ARMESH/ Qëllohet me breshëri plumbash drejt lokali të Mondi Vogës! Në 2020 dhunoi avokatin Ilia Ilia para Prokurorisë së Durrësit 

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë orëve të mëngjesit të kësaj të premteje në Fushë-Krujë.

Burimet e para për mediatat njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Krastë të Fushë-Krujës, ku është qëlluar me arë zjarri drejt një lokali.

Nga informacionet e para nuk raportohet për persona të lënduar. Në vijim priten detaje të reja dhe zbardhja e ngjarjes.

Ka qenë vetë Mondi Voga, person jo pak i njohur për drejtësinë shqiptare, i cili ka denoncuar ngjarjen në polici. 

Raportohet se drejt biznesit është qëlluar me breshëri kallashnikovi, ndërsa në vendngjarje mësohet se janë gjetur 15 gëzhoja.

Shenjat e plumbave janë të dukshme në fasadën e xhamit të lokalit, teksa kanë depërtuar deri në banak.

Sipas burimeve, Mondi Voga ka qenë duke fjetur në hotel së bashku me gruan dhe fëmijët, ndërsa në hotel nuk ka pasur turistë.

Ka qenë vetë pronari, i cili ka njoftuar policinë rreth orës 01:10 për të shtënat me armë, ndërsa po verifikohet ngjarja.

“Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë Krujë. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, informuan blutë.

Autorët dyshohet se kanë qëlluar nga ana tjetër e rrugës, përballë lokalit. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk duken as autorët dhe as ndonjë automjet që mund të kenë lëvizur.

mondi voga arjan ndoja

Mondi Voga (majtas) dhe ish prokurori Arjan Ndoja (djathtas)

Kush është Mondi Voga?

Mondi Voga ka qenë i arrestuar më parë nga policia, pasi në vitin 2020 ai u kap me armë zjarri në makinë.