KEMBIMI VALUTOR/ Euro në nivele të ulëta, me sa shiten e blihen monedhat e tjera

Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Këtë të hënë, 30 qershor, euro blihet në tregun valutor me me 97.5 lekë dhe shitet me 98.4 lekë.

Nga ana tjetër dhe dollari amerikan ka shënuar një rënie të lehtë, ku blihet në tregun valutor me 83 lekë dhe shitet me 84.1 lekë.

Edhe paundi britanik ka shënuar rënie, ai blihet në tregun valutor me 113.7 lekë dhe shitet me 115 lekë.

Ndërkohë që dhe franga zvicerane qëndron në të njëjtat nivele, ajo blihet me 103.7 lekë dhe shitet me 105 lekë.