Franca, Italia, Portugalia dhe Spanja, në veçanti, kanë parë mot ekstrem gjatë fundjavës dhe ka të ngjarë që ato kushte të vazhdojnë edhe sot.
Ja si paraqiten temperaturat në qytetet kryesore europiane: Roma, Madridi dhe Bolonja 36oC , Athina dhe Napoli 35oC, Lisbonë 34oC, Zagreb 33oC, Paris 32oC, Londër 31oC.
Ka zona ku temperaturat do të arrijnë edhe në 40oC, siç është rajoni i Extremadurës në Spanjë.
Në Itali, 27 qytete ishin në gatishmëri të lartë të dielën. Në Francë, 84 nga 96 departamentet kontinentale të vendit janë në alarmin e dytë më të lartë “portokalli” për nxehtësinë, raportoi AFP.
“Kjo është e paprecedentë,” tha Agner Pannier-Runacher, ministrja e tranzicionit të ekologjisë në Francë.









