Irani është vetëm një hap larg përplasjes totale me komunitetin ndërkombëtar, pasi pritet të miratojë ligjin që pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), mbikëqyrësen e armëve bërthamore të Kombeve të Bashkuara.
Sipas medias shtetërore IRNA, projektligji tashmë ka kaluar filtrin e ashpër të Këshillit të Rojësve dhe i është dorëzuar Presidentit për nënshkrim. Vendimi vjen vetëm një ditë pas miratimit nga Komiteti i Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian.
Me këtë hap, regjimi iranian sinjalizon zyrtarisht se nuk i intereson më as kontrolli ndërkombëtar, as garancitë e Perëndimit. IAEA ka reaguar shkurt: “Jemi në dijeni të raportimeve, por s’kemi marrë ende asnjë njoftim zyrtar.”
Ndërkaq, kreu i Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka deklaruar hapur se bashkëpunimi me IAEA-n do të ndërpritet derisa të sigurohet “mbrojtja e objekteve bërthamore të Iranit” – një justifikim që ngjan më shumë me paradhomën e një përshkallëzimi ushtarak.









