Luan Baçi ka “shpërthyer” në kritika ndaj drejtuesve politikë në qarqe. I ftuar në një emision, ai deklaroi se përgjegjësinë nuk duhet të mbajë Berisha, por ata, pasi ata kishin në dorë listat e kandidatëve. Ai nuk kurse Bardhin, Bylykbashin apo Luçiano Boçin.
“Drejtuesi politik të gjithë qarqeve kanë përgjegjësinë kryesore, e përsëris sa herë të më pyesin. Drejtuesit politik kishin kompetencat dhe për të bërë listat, dhe për të drejtuar dhe për të ndarë zona. Duke qenë njerëzit kompetencat që, nëse ne do ishim fitues, do të ishin ata që ishte qeveria e ardhshme. Siç do kishe privilegjet duhet të kesh përgjegjësi. Këtu nuk dalloj asnjë ,as Bardhin, as Boçin në Shkodër, as Bylykbashin në Durrës. Performanca në Shkodër e Durrës ishte më e mirë se në qarqet e tjera. Ishim dobët. Ishte rezultat që dhe unë jam skandalizuar. Arsyet janë nga më të shumta”, tha ai në “MCN”.
Më aps ai u ndla dhe te Berisha, duke thënë se ai nuk hyn tek drejtuesit që disa i ka afër dhe disa larg. Siaps tij,a i I sheh të gjithë në të njëjtin pozicion. PD do të hyjë në një analizë. Besoj në shtator, pasi të mbarojë denoncimi i kësaj farse. Do të jenë strukturat që do mblidhen dhe do marrin vendime.









