CENIMI I SIGURISE/ 6 vende europiane tërheqin diplomatët dhe mbyllin ambasadat në Iran

Britania, Irlanda, Zvicra dhe disa vende të tjera kanë njoftuar se kanë tërhequr stafin e tyre diplomatik që shërben në Iran për shkak të luftës me Izraelin.

Irlanda njoftoi gjithashtu sot se do të zhvendosë përkohësisht stafin e ambasadës së saj nga Teherani, tha Ministri i Jashtëm irlandez Simon Harris.

“Për shkak të situatës aktuale të sigurisë, ne kemi marrë masën paraprake të tërheqjes së përkohshme të stafit britanik nga ambasada jonë në Iran, e cila vazhdon të veprojë nga distanca. Ne e marrim shumë seriozisht mbrojtjen e stafit tonë dhe qytetarëve britanikë dhe prej kohësh kemi këshilluar kundër të gjitha udhëtimeve në Iran”,-tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

“Për shkak të përkeqësimit të situatës, pas konsultimit me zyrtarët e mi dhe në konsultim dhe koordinim të ngushtë me partnerët e BE-së, kam vendosur të zhvendos përkohësisht stafin tonë nga Teherani. Janë marrë masa që ambasada të vazhdojë operacionet e saj nga Dublini”,-tha Harris.

Australia njoftoi sot se ka pezulluar funksionimin e ambasadës së saj në Teheran dhe i ka urdhëruar stafit diplomatik dhe familjeve të tyre të largohen nga Irani.

Portugalia, Bullgaria, Republika Çeke dhe Zelanda e Re gjithashtu mbyllën përkohësisht misionet e tyre diplomatike në Iran.