ZGJEDHJET/ Numërohen 119 kuti votimi në gjithë vendin! Diferenca mes PS dhe PD, ja kush projektohet forcë e tretë

Janë numëruar 119 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në Kukës, Korçë, Gjirokastër, Tiranë, Shkodër, Dibër, Lezhë, Elbasan, Durrës dhe Fier.

PS kryeson me vota 13 402, ndërsa PD-ASHM ka marrë 8782 vota për momentin. Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 1032 vota dhe Shqipëria Bëhet me 714 vota vjen e katërta.

Partia Mundësia ka marrë deri tani 448 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 262 të tilla.

Pritet të nisë numërimi edhe në qarkun e Vlorës.