VOTA E DIASPORES/ Plotësohet kërkesa e PD – KQZ lë mënjanë zarfat me votat nga Greqia

KQZ merr një tjetër vendim në favor të opozitës pas mosnxjerrjes së rezultatit të votimit elektronik.

KQZ vendosi në orët e para të mëngjesit të së hënës që të plotësohet edhe kërkesa për të lënë mënjanë votën e diasporës nga Greqia.

Kujtojmë që PD kërkoi që votat nga Greqia të numërohen në  një proces të veçante pasi shpreh dyshime për deformim të procesit të votimit.

Ishte vete flamur Noka që urdhëroi komisionerin e PD që të mos numëronte asnjë votë që vjen nga Greqia.