Mbyllja e fushatës elektorale e Partisë Socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ka bërë “jehonë” ndërkombëtare, ku gazetari i njohur britanik, Alastair John Campbell, shpërndarë në platformën “Instagram” pjesë nga takimi i sotëm në Tiranë.
Teksa e ka shoqëruar me një foto nga Parku Olimpik, ku aty u mbajt dhe mbyllja e fushatës, gazetari e konsideron si një goditje ajrore përpara zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të zhvillohen më 11 maj.
Gjithashtu, Campell shkruan se ka qenë një fushatë energjike dhe pozitive, ndërsa e përfundon duke i uruar fat të mbarë kryeministrit të Shqipërisë.
“Tubimi i fundit elektoral i Edi Ramës përpara se Shqipëria të shkojë në zgjedhje dhe të vendosë nëse do t’i japë atij një mandat të katërt ishte goditës, një fushatë pozitive dhe energjike… fat të mbarë.”-shkruan në “Instagram”.









