Në perfundim të fushatës elektorale, kandidati për deputet nga Koalicioni Euroatlantik në Qarkun e Lezhës, Prel Dedaj, ka dhënë një intervistë ku reflekton mbi rrugëtimin e tij elektoral, shqetësimet e qytetarëve dhe vizionin për të ardhmen e këtij qarku. Me tone të qarta, Dedaj shfaqet si një zë i pavarur, i vendosur për të përfaqësuar interesat e qytetarëve me ndershmëri dhe kurajo.
Pyetja 1. Zoti Dedaj, jemi në prag të mbylljes së fushatës. Si e vlerësoni rrjedhën e saj deri tani në qarkun Lezhë?
Fushata ka qenë dinamike, intensive dhe plot energji pozitive. Kam takuar mijëra qytetarë të Lezhës dhe kam ndjerë një dëshirë dhe pritshmëri të qartë për ndryshim dhe përfaqësim të ndershëm.
Pyetja 2: Cilat janë tri çështjet kryesore që qytetarët e Lezhës ju kanë ngritur gjatë takimeve elektorale?
Tre çeshtjet kryesore të ngritura masivisht janë:
-Punësimi,
-Largimi i të rinjve -Infrastruktura Janë realisht tre shqetësimet kryesore që dëgjoj çdo ditë nga çdo njeri, në çdo lagje e çdo fshat.
Pyetja 3.
Cilat janë prioritetet konkrete që do të ndiqni nëse zgjidheni deputet?
Përgjigje:
-Zhvillim ekonomik përmes mbështetjes së bujqësisë dhe turizmit, -Përmirësim i shërbimeve publike, arsimit dhe shëndetësisë.
-Garantim i një administrate më të përgjegjshme ndaj qytetarëve.
Pyetja 4. Koalicioni Euroatlantik premton integrim dhe zhvillim. Si përkthehet kjo në projekte të prekshme për Lezhën?
Përgjigje: Kjo do të thotë
-Më shumë investime në infrastrukturë, -Mbështetje për fermerët,
-Lehtësira për biznesin vogël
-Programe reale për të ndalur emigracionin e të rinjve.
Pyetja 5. Si e shihni garën në këtë qark dhe çfarë mesazhi keni për rivalët tuaj politikë?
Përgjigje: Është një garë e rëndësishme.
Unë e shoh me respekt çdo kundërshtar që vepron me integritet. Le të jetë një garë për ide, jo për pushtet, pasi janë idetë që krijojnë “pemën” e pushtetit, nga lind fruti i saj-shteti.
Pyetja 6. Çfarë do të thotë për ju personalisht të përfaqësoni Lezhën në Kuvend?
Përgjigje: Lezha është një pjesë e bukur e Shqipërisë, ku janë natyralizuar kultura e doke që i bëjnë nder shqiptarisë. Harmonia mes tyre, mes malësorëve, mirditorëve e zadrimorëve të bën ta kuptosh që është “komoditet” të jetosh pranë tyre.
T’i përfaqësoj, do jetë një nder dhe përgjegjësi e madhe për mua.
Nuk është thjesht mandat, por detyrim moral ndaj njerëzve që më kanë besuar.
Pyetja 7. Nëse fitoni, cilat janë tre veprime të para që do të ndërmerrni?
-Auditim të investimeve dhe projekteve të bllokuara, -Propozim ligji për mbështetje reale të fermerëve
-Hapje e një zyre të përhershme në Lezhë për komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët.
Pyetja 9. Çfarë e dallon ofertën tuaj politike nga ajo e kundërshtarëve në këtë fushatë?
Unë ofroj ndershmëri, përfaqësim real dhe ide të realizueshme. Nuk kam interesa të fshehura, nuk mbaj flamur për karrierë, por për përgjegjësi.
Nuk më komandon askush. Askush nuk më bën të mbroj një kauz që nuk e besoj, as të hesht ndaj një tjetre që e quaj të drejtë.
Nuk rriskoj vlerat morale për asgjë materiale.
Pyetja 9. A mendoni se qeverisja aktuale ka lënë pas dore qarkun Lezhë? Nëse po, në cilat drejtime?
Po, veçanërisht në -infrastrukturë, -kujdesin shëndetësor -mbështetjen për bujqësinë.
Pyetja 10. Si është pritur koalicioni Euroatlantik në terren dhe a keni ndjerë një ndryshim në mbështetje krahasuar me fushatat e mëparshme?
Për mua është hera e parë që kandidoj. Vetë lëvizja jonë është rishtaz një projekt i pavarur.
Është pritur shumë mirë.
-Ka më shumë qartësi politike, nga zhgënjimet lidhur me dy partitë që kanë sunduar politikën dhe jetën shqoërore,
-më shumë besim tek alternativa që ofrojmë.
-ndjesi që një ndryshim i vërtetë është i mundur.
Pyetja 11. Ka pasur akuza për përdorim të administratës apo burimeve shtetërore në fushatë. Si e komentoni?
Nuk është asgjë e re. Këto janë tashmë në natyrën e zgjedhjeve tona.Janë praktika të papranueshme, natyrisht, por që jetojnë…
Zgjedhjet duhet të jenë të ndershme të drejta dhe të barabarta për të gjithë. Po nuk qenë ato nuk quhen zgjedhje por na çojnë në zgjedhë!Duhet hetim dhe ndëshkim i çdo rasti abuzimi.
Pyetja 12. Nëse opozita del shumicë, si do të siguroheni që Lezha të mos mbetet në hije në raport me qarqet e tjera?
Në Lezhë ajo që është opozitë ka fituar gjithnjë.
Si do arrijmë mos të jemi në hije? Thjesht duke qenë zë i fortë i Lezhës në Kuvend, me kërkesa të drejtpërdrejta dhe presion publik për projekte konkrete. Unë nuk do të lejoj që Lezha as qarku i saj të lihet në harresë.
Pyetja 13. Cilat janë planet tuaja për të ndihmuar rininë në Lezhë të mos emigrojë?
-Krijimi i mundësive për punë, mbështetje për start-up-e, -programe trajnimi profesional -bashkëpunim me biznesin për punësim dhe shpërblim të drejtë.
Pyetja 14. Zhvillimi ekonomik i qarkut është i lidhur me bujqësinë dhe turizmin. Çfarë masa konkrete propozoni për këto sektorë?
Subvencione të drejtpërdrejta për fermerët, -promovim i agroturizmit, -investime në infrastrukturën turistike
-lehtësira fiskale për sipërmarrësit lokalë.
Pyetja 15. A keni pasur takime apo mbështetje nga faktori ndërkombëtar gjatë kësaj fushate?
Po, kemi pasur kontakte dhe interesim nga faktorë ndërkombëtarë që ndjekin me vëmendje këtë fushatë dhe mbështesin rrugën euroatlantike të Shqipërisë. Sot më së fundi paga një takim me dy përfaqësues të OSBE/ODIHR, pjesë e misionit afatgjatë për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri, znj Cosmin Drahos Laza dhe z Ulrike Rockman.
Ndërsa andej nga vij unë, Shtetet e Bashkuara, megjithëse atje kam kontakte edhe me kongresmenë, nuk është në etikën e sjelljes suporti për individ në një vend tjetër.
Ata ia lënë popullit të zgjedhe.
I keni parë me çfarë respekti trajtojnë primaret që partitë zhvillojnë, jo si primarret e një pjese të kalçifikuar të opozitës.
Pa lé më zgjedhjet.
Pyetje 17. Mesazhi juaj i fundit për qytetarët e Lezhës përpara ditës së votimit?
Mos qëndroni jashtë. Vota juaj ka fuqi. Më jepni besimin tuaj që të jem zëri juaj. Me ndershmëri dhe përkushtim, do të punoj për ju
Pasi duke punuar për ju, e ndjej që bj atë që zemra dhe mendja ime do.
Ky jam unë!









