PREMIER LIGA/ Në mbyllje të sezonit jepen verdiktet: Siti, Çelsi dhe Njukasëll festojnë në fund! Dështon Aston Vila…

Ka përfunduar sot sezoni 2024-2025 në Premier Ligë. Duke qenë se çështja e titullit ishte e mbyllur prej javësh, sot vëmendja ishte te gara për zonën e Champions League.

Premier Liga do të dërgojë 6 ekipe sezonin e ri në Champions League, 5 vendet e para dhe Totenhemin që shkon automatikisht si fituesi i Ligës së Europës.

Liverpuli, Arsenali, Mançester Siti, Çelsi dhe Njukasëlli, renditen në 5 vendet e para dhe shkojnë në Champions League. Aston Vila duhet të kënaqet me pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Europës, pasi u rendit i gjashti, ndërsa Notingam Forest në Ligën e Konferencës, pasi u rendit në vendin e shtatë.

Përsa i përket rezultateve të ndeshjeve kryesore sot: Fulham-Siti 0-2 (Supergol i Gyndogan 21′, Haland nga penalltia 71′), Mançester Junajtid-Aston Vila 2-0 (Dialo 76′, Eriksen 87′ me penallti), Notingam Forest-Çelsi 0-1 (Coluill 50′), Njukasëll-Everton 0-1, Liverpul-Kristal Palas 1-1 (Sarr 9′, Salah 85′) Sauthempton-Arsenal 1-2 (Kieran Tiernei 43′, Odegard 90′, Stjuart 56′).

Tre ekipet që sezonin e ri do luajnë në Championship: Ipsuiç, Leister dhe Sauthempton. Tre ekipet që janë ngjitur në Premier Ligë janë: Lidsi, Bërnli dhe Sandërlend.