Boris Johnson është bërë baba për herë të katërt. Ish-kryeministri Britanik dhe bashkëshortja e tij Carrie Johnson kanë vendosur ta quajnë vajzën Te tyre Poppy Eliza Josephine Johnson.
Lajmin e ka bërë me dije bashkëshortja e ish-kryeministri britanik, Carrie Johnson, përmes një postimi në rrjete sociale.
“Nuk mund ta besoj sa e bukur dhe e vogël je. Ndihem kaq me fat. Jemi të gjithë të dashuruar pas teje. Nuk jam e sigurt nëse kam fjetur ndonjë minutë që kur linde, pasi nuk mund të ndalem së shikuari sa e mrekullueshme je.”-ka shkruar Carrie në Instagram.
37-vjeçarja nuk ka lënë pa përmendur dhe falenderuar ekipin mjekësor në Spitalet e University College London veçanërisht stafin Asma dhe Patrick, për kujdesin e treguar gjatë të gjitha shtatzënive të saj.









