ZYRTARE/ Shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës këtë të shtunë, ku shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të datës 9 shkurt 2025.

Në zgjedhje morën pjesë 46.54% e qytetarëve me të drejtë vote ndërsa partia me numrin më të madh të votave ishte Lëvizja Vetëvendosje e ndjekur nga PDK dhe LDK.

Rezultatet e plota janë si më poshtë:

  1. Lëvizja VETËVENDOSJE
    Votat: 396,787 (42.30%)
  2. Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
    Votat: 196,474 (20.95%)
  3. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
    Votat: 171,357 (18.27%)
  4. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – NISMA Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët
    Votat: 66,256 (7.06%)
  5. Srpska Lista
    Votat: 39,915 (4.26%)
  6. Koalicioni për Familje
    Votat: 20,023 (2.13%)
  7. Kosova Demokratik Turk Partisi
    Votat: 4,824 (0.51%)
  8. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK)
    Votat: 4,688 (0.50%)
  9. Nova Demokratska Stranka
    Votat: 4,158 (0.44%)
  10. Za Slobodu Pravdu i Opstanak
    Votat: 4,139 (0.44%)
  11. Koalicija Vakat
    Votat: 3,471 (0.37%)
  12. Srpska Demokratiya
    Votat: 3,271 (0.35%)
  13. Partia Liberale Egjiptiane – PLE
    Votat: 3,251 (0.35%)
  14. Socialdemokratska Unija (SDU)
    Votat: 3,042 (0.32%)
  15. Partia e Ashkalianëve për Integrim
    Votat: 2,196 (0.23%)
  16. PDAK-LPB
    Votat: 2,056 (0.22%)
  17. Spski Narodni Pokret
    Votat: 1,846 (0.20%)
  18. Yenilikçi Türk Hareket Partisi
    Votat: 1,800 (0.19%)
  19. Jedinstvena Goranska Partija
    Votat: 1,734 (0.18%)
  20. Nasa Bosnjacka Koalicija (Nasa Inicijativa i Bosnjacka Stranka)
    Votat: 1,553 (0.17%)
  21. DAPTIA Rome e Bashkuar e Kosovës
    Votat: 1,350 (0.14%)

KQZ deklaroi se këto janë rezultatet përfundimtare dhe ftoi partitë dhe koalicionet për të vazhduar me procesin e formimit të institucioneve të reja.