Qytetarët janë aktualisht në numër të madh para Kuvendit. Përpara skenës është një gardh i lartë, përballë të cilit janë stjuardët
Atmosferë e tensionuar në Beograd, ndërsa mijëra qytetarë janë mbledhur në tubimin më të madh anti-Vuçiç. Zyrtarisht protesta pritet të nisë në orën 16:00 edhe pse protestuesit janë mbledhur në pikat kryesore të kryeqytetit serb prej disa orësh.
Tubimi kryesor do të jetë para Kuvendit të Serbisë, por edhe në Slavija, ku do të ketë podium nga ku do të jepen mesazhet nga folës të ndryshëm.

Lumenjtë e njerëzve po lëvizin drejt qendrës së Beogradit. Ushtarakët veteranë kanë krijuar një rresht para Kuvendit të Serbisë dhe forca të shumta policore janë vendosur në të gjithë qendrën.
Turmat e protestuesve që iu përgjigjën thirrjes së studentëve po lëvizin nëpër Beograd, nga të gjitha drejtimet dhe të gjitha anët e qytetit, ndërsa vëzhguesit vlerësojnë se kjo është një protestë historike.

Qytetarët janë aktualisht në numër të madh para Kuvendit. Përpara skenës është një gardh i lartë, përballë të cilit janë stjuardët. Pak metra larg tyre janë rreshtuar ushtarakët veteranë që përfaqësojnë radhën e parë të rojeve. Dy mjete piroteknike kanë shpërthyer, raporton një gazetar i Danas.

Qindra forca sigurie anë vendosur brenda Parkut të Pionerit dhe motoçikletat zënë hapësirën para Kuvendit të Serbisë. Siç raporton gazetari i Danas, një grup nga Sheshi i Republikës ka mbërritur në sheshin pranë Kuvendit.
Një kolonë studentësh dhe qytetarësh, të udhëhequr nga studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura dhe fakulteteve të tjera të Universitetit të Arteve, po ecin në rrugën Takovska. Qytetarët i mirëpresin me duartrokitje dhe brohorima.

Në Gjykatën Kushtetuese në radhët e para janë rojet e sigurisë, studentët dhe profesorët, të ndjekur nga veteranët e luftës dhe më pas qytetarët.









