ME DIASPOREN/ Basha në Londër takim me shqiptarët që jetonë në Britani të Madhe

Drejtuesi ligjor i Koalicionit Euroatlantik Endri Hasa, njëkohshëm kandidat për deputet i këtij subjekti në qarkun e Elbasanit ka njoftuar se më datën 29 Mars, ora 18:00 do të zhvillohet një takim elektoral me bashkëatdhetarët tanë në Angli, që do të mbahet në Tuke Hall, Regent’s University London, Inner Circle Regent’s Park, Londër NW1 4NS, me prezencën e kreut politik Z. Lulzim Basha

Njoftimi:

Në datën 29 Mars, ora 18:00 do të zhvillohet një takim me bashkëatdhetarët tanë në Angli, që do të mbahet në Tuke Hall, Regent’s University London, Inner Circle Regent’s Park, Londër NW1 4NS.
Me prezencën e z.Lulzim Basha, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlanik, ky takim do të jetë një mundësi me vlerë për të forcuar lidhjet tona me komunitetin e madh të Londrës dhe Britanisë së Madhe.
Përshëndetje të përzemërta dhe punë të mbarë në rrugën drejt fitores!