Nga Florenca Meco
Fushata filloi. Po ashtu avazin edhe Rama. Pak ndryshime nga fushata e mëparshme. Negativizëm ndaj kundërshtarëve politikë dhe fshehje e korrupsionit në qeverisje pas pasaportës së BE.
E njëjta filozofi! Risia pas së cilës ai përpiqet të fshehë morinë e dështimeve dhe premtimeve të pambajtura, është pasaporta e BE, për të cilën me përjashtim të premtimit s’ka asgjë në dorë (mesa ka patur deri më sot) për ta realizuar.
Paralelisht me Evropën duke duke dalë në habitatin e vet politik kryeministri hap bllokun e batutave, sharjeve, termave të bullizmit, stigmatizimi i kundërshtarëve politikë me lloj-lloj etiketimesh, kur tepsisë, kusisë, timonit, kësaj here leksiku i tij është pasuruar me termin “buf kënete”, me të cilin natën bën pazare, ditën sikur sulmon.
S’mund të mbetej jashtë retorikës SPAK, pjesa që atij i dhemb më shumë. Ndaj mbi rrogoz i thurr lavde, e nën të nuk po bën gjithshka për ta penguar.
Dhe si për ta sfiduar pikërisht drejtësinë aleanca me fuqinë e atyre që pastrojnë paratë e krimit e të korrupsionit vazhdon e pandryshuar. Edhe përdorimi i shtetit për të blerë e kërcënuar po ashtu vazhdon e pandryshueshme, ndonëse SPAK ka dalë në terren. Dhe ky guxim e ka një shpegim tek motoja: “Ju dilni sot bëni fushatë se amerikanët kanë ikur nga SPAK, ama po u ndodhi gjë, u bëfshin mirë dardhët e ngrëna “pas kurrizit” tim.
Në tërësi pra, i njëjti koncert kryeministror, përveç numrit të shtuar të viktimave, që kësaj here vijnë edhe nga diaspora.









