“LUFTE CIVILE” NE PS/ Futet në kaos Bashkia e Tiranës, policia bashkiake ndahet në dy kahe: Disa pro “besnikëve” të Veliajt, të tjerët mbështesin Ramën

Prej mëngjesit të kësaj të enjte policia bashkiake në Bashkinë e Tiranës është e ndarë në dysh. Teksa pritej që kjo e enjte të ishte një ditë normale pune, ashtu sikurse dhe ditët e tjera, përplasjet e ndodhura gjatë dy ditëve të fundit në këtë institucion kanë sjellë “furtunë” në dyert e Bashkisë së Tiranës.

Pas shkarkimit të Anuela Ristanit nga posti i përkohshëm i kryetares dhe emërimi i Sara Goxhajt në këtë detyrë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, solli “zemërim” të kryeministri Ram. Ashtu sikurse raportuam më herët ky i fundit “zbarkoi” në Bashki  ku dhe urdhëroi protokollin të zhbëjë vendimin e Veliajt për emërimin përkohësisht të Sara Goxhajt në pozicionin e kryetares së këtij institucioni.

Madje u dha urdhër që Goxhaj dhe sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Alban Dokushi të mos lejoheshin të futeshin në ambientet e Bashkisë.

Kjo ka sjellë dhe përplasje mes policëve bashkiakë, ku disa janë pozicionuar nga “besnikët” e Veliajt dhe disa prej tyre te të pëlqyerit e kryeministrit Edi Rama

Sipas burimeve mësohet se disa prej policëve bashkiakë nuk lejojnë futjen e Sara Goxhajt dhe Alban Dokushit në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ndërsa disa prej tyre nuk lejojnë Ristanin.