MASA E ARRESTIT/ Apeli i GJKKO-së lë në burg Safet Bajrin

Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi këtë të enjte të lërë në fuqi masën e arrestit me burg për Safet Bajrin, i akuzuar për vrasjen e Fatbardh Liçit në Shkodër.

Kujtojmë se Bajri kishte apeluar vendimin e shkallës së parë të GJKKO-së mbi masën e arrestit me burg ndaj tij.