Gazetari i njohur i New York Times, Kenneth P. Vogel, ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës, i cili pretendoi se gazeta amerikane ishte paguar nga kryeministri Edi Rama me 150 mijë euro për një artikull mbi LaCivitën dhe lobimin për heqjen e sanksioneve ndaj tij.
Në një postim në rrjetin social X, Vogel ka hedhur poshtë këto akuza, duke i cilësuar si plotësisht të pavërteta:
“Sali Berisha, lideri i opozitës shqiptare, po pretendon se kryeministri Edi Rama ka paguar mua 150 mijë euro për të shkruar një artikull mbi angazhimin e partisë së tij me @ChrisLaCivita. Këto akuza janë krejtësisht të pabaza.”
Sakaq, ende nuk dihet nëse gazetari do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër Berishës për këto pretendime.










