Ish-ministri i Drejtesise, Ylli Manjani ka zbuluar të tjera detaje mbi metodologjinë e përdorur nga SPAK për monitorimin e zgjedhjeve, duke e cilësuar atë si tejkalim të kompetencave kushtetuese të prokurorisë.
Gjatë një interviste në emisionin “Now” në Euronews Albania, Manjani theksoi se prokuroria ka rol hetues dhe jo survejues, pasi parandalimi dhe monitorimi janë funksione që i përkasin policisë ose shërbimeve inteligjente.
Ai ka bërë një deklaratë të fortë duke pohuar se SPAK ka në dispozicion një software të avancuar që lejon përgjuar në masë komunikimet telefonike në kohë reale.
“Prokurori nuk është polic, nëse është bërë për të intimiduar politikën është më antikushtetuese. Mis mendoni se nuk ka kapacitete, ka kapacitet sa të duash. Është një software që të bën gjëmën, që merr të gjithë fluksin e bisedave telefonike në një çast të caktuar ku të duash ti. E ka shteti shqiptar, ekzistojnë mjete teknike, por detyra ligjore kushtetuese është hetim konkret për çështje konkrete, parandalimi dhe suvejim është polici dhe shërbim sekret”, tha Manjani.









