Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin e Shkodrës mesditën e kësaj të enjteje, ku të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen Dracin.
Sipas informacioneve paraprake, një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave, ndërsa dyshimet e para të autoriteteve flasin për një krim që mund të ketë ndodhur brenda familjes.
Dyshohet se burri ka vrarë bashkëshorten e tij për motive që mbeten të paqarta
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Shtetit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Aktualisht nuk janë bërë të ditura identiteti i viktimës apo autorit të dyshuar, ndërsa hetuesit po punojnë për të dokumentuar dinamikën e ngjarjes dhe motivet që çuan në përdorimin e armës së zjarrit.
Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar në vijim, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.









