Vetëm Pele përpara tij: Michael Olise ndjek rekordin historik të asistimeve në Kupën e Botës

Michael Olise po shkëlqen me fanellën e Francës në Kupën e Botës 2026 dhe tashmë ka hyrë në historinë e turneut si një nga lojtarët me numrin më të lartë të asistimeve në një edicion të vetëm.

Anësori 24-vjeçar kryeson listën e asistuesve me 5 asistime në vetëm katër ndeshje, duke lënë pas rivalët kryesorë në garën për “mbretin” e pasimeve vendimtare.

Në fitoren bindëse 3-0 të Francës ndaj Suedisë në fazën e 1/16-ave, Olise dhuroi dy asistime të tjera, duke shërbyer saktë për Bradley Barcola dhe Kylian Mbappe.

Me këtë paraqitje, ai u shkëput në krye të renditjes së asistuesve:

Rekordi që mban ende Pele

Objektivi i madh i Olise është të thyejë rekordin historik për më shumë asistime në një Kupë Bote.

Sipas statistikave zyrtare, që nga fillimi i mbledhjes së detajuar të të dhënave në vitin 1966, vetëm Pele ka regjistruar më shumë asistime në një edicion të vetëm, me 6 asistime në Kupën e Botës 1970.

Nëse vazhdon me të njëjtin ritëm në fazat e mbetura të turneut, ylli francez ka mundësinë reale të barazojë ose madje të tejkalojë legjendën braziliane, duke vendosur një rekord të ri në historinë e Kupës së Botës.