Milani vendos rekord në merkato – firmos me sulmuesin e PSG

Milani ka realizuar transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit, duke zyrtarizuar afrimin e sulmuesit portugez Gonçalo Ramos nga PSG.

Kuqezinjtë kanë investuar rreth 70 milionë euro, mes shumës fikse dhe bonuseve, për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit. Ramos vjen pas një eksperience te PSG, ku, pavarësisht konkurrencës së fortë në repartin ofensiv, arriti të fitojë dy herë Ligën e Kampioneve me klubin francez.

Në njoftimin zyrtar, klubi kuqezi konfirmoi marrëveshjen me sulmuesin portugez:

“Milani komunikon se ka siguruar përfundimisht paraqitjet sportive të futbollistit Gonçalo Matias Ramos nga PSG. Sulmuesi portugez ka nënshkruar një kontratë me klubin deri më 30 qershor 2031.”

Me këtë operacion, Gonçalo Ramos bëhet blerja më e kushtueshme në historinë e Milanit, duke vendosur një rekord të ri për klubin. Gjithashtu, transferimi i tij renditet si i teti më i shtrenjtë i realizuar ndonjëherë nga një klub i Serie A.