Sot zhvillohet një nga përballjet më interesante të fazës së 1/16-ave, ku Bregu i Fildishtë dhe Norvegjia do të luftojnë për një vend në çerekfinale.
Skuadra afrikane ka arritur për herë të parë në historinë e saj në fazën me eliminim direkt të turneut dhe synon të vazhdojë aventurën, duke konfirmuar paraqitjet pozitive të deritanishme.
Nga ana tjetër, norvegjezët mbështeten te forma e shkëlqyer e sulmuesit Erling Haaland, i cili kërkon të udhëheqë ekipin drejt një suksesi historik. Norvegjia synon të thyejë një statistikë negative, pasi nuk ka arritur të fitojë asnjërën nga dy ndeshjet me eliminim direkt që ka zhvilluar më parë në Kupën e Botës.
Një duel pa favorit të qartë, ku eksperienca e kufizuar e të dyja skuadrave në këtë fazë pritet ta bëjë sfidën edhe më të luftuar.










