Modelja dhe influencuesja Ines Garsia, e cila së fundmi është përfolur si partnerja e re e yllit spanjoll Lamine Jamal, u pa në tribunat e stadiumit gjatë ndeshjes së Spanjës ndaj Arabisë Saudite.
Ajo tregoi hapur mbështetjen për futbollistin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi: “Vamos, mi amor!” (“Forca, dashuria ime!”).
Reagimi i talentit spanjoll nuk vonoi. Jamal iu përgjigj postimit me komentin: “Mi chica!!” (“Vajza ime!!”), duke shtuar edhe më shumë zërat për marrëdhënien e tyre.









